INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Drejt marrëveshjes me konçesionarin për tarifat në Rrugën e Kombit

Drejt marrëveshjes me konçesionarin për tarifat në Rrugën e Kombit

Publikuar më: 15:55 02-06-2018
Diskutimet e qeverisë me konçesionarin për tarifën e kalimit në Rrugën e Kombit janë drejt fundit ndërsa pagesat që do të aplikohen pritet të prezantohen nga Kryeministri brenda javës tjetër. Mësohet se për banorët e zonës do ketë një tarifë të reduktuar, por për kreun e bashkisë Kukës kjo zgjidhje është e papranueshme.  Qeveria duket se ka arritur një marrëveshje me koncesionarin në lidhje me tarifat që do të aplikohen në Rrugën e Kombit për banorët e zonës.
Edhe pse nuk ka ende shifra konkrete, banorët lokalë janë kategoria që do të përfitojnë ulje të tarifës, e cila do të mbulohet më pas nga buxheti i shtetit.
Aktualisht në terminalin e dëmtuar në Rrugën e Kombit vijojnë punimet të cilat pritet të përfundojnë së shpejti.
Tarifa e Rrugës së Kombit u pezullua pas protestës së dhunshme që u zhvillua rreth një muaj më parë ku pothuajse u shkatërrua e gjithë pika e kalimit.
Kalimi në Rrugën e Kombit aktualisht po bëhet pa pagesë, ndërsa është konstatuar rritje e fluksit duke qenë se është periudhë vere dhe ka shumë pushues që vijnë nga Kosova. 
Tarifat e vendosura për këtë rrugë janë 2.5 euro për motorët, 5 euro për veturat, 11,2 euro për autobusët dhe kamionçinat e deri në 22.5 euro për kamionët e rëndë.Sipas qeverisë dhe koncesionarit, këto tarifa janë të domosdoshme për të mirëmbajtur këtë segment rrugor.
 RRUGA-E-KOMBI_1.jpg
Article Logic
Execution time: 0.0038399696350098