INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Drejt ribashkimit? Donaldi kërkoi që ‘’Bora’’ të shkrihet, moderatorja befason me veprimin e fundit, ja ç’ka bërë!

Drejt ribashkimit? Donaldi kërkoi që ‘’Bora’’ të shkrihet, moderatorja befason me veprimin e fundit, ja ç’ka bërë!

Publikuar më: 11:35 19-04-2022

Aktori i humorit kishte konfirmuar së është duke punuar për një emision televiziv bashkë me vëllanë e tij Romeo. Emisioni me gjasë pritet që të transmetohet në Top Channel. E teksa ai nuk ka dhënë detaje për këtë emision ai është parë afër Bora Zemanit, të paktën kështu duket nga fotoja e publikuar nga një konkurrent i emisionit të saj Për’Puthen. Sami Berisha ndau me ndjekësit e tij në Instagram një foto nën shoqërinë e Donald Veshajt, ku në mbishkrimin e fotos ka vendosur një emoji “borë.” Dyshja duken mjaft që buzëqeshur në foto.

Kujtojmë se Donald Veshaj ishte në emisionin e moderuar nga Salsano Rrapi dhe Adi Pojana në një rubrikë ku personazhe të ndryshme merren në telefon dhe iu bëhet një rreng. ‘Në rrjet’ këtë herë ka rënë Donaldi i cili ka marrë një telefonatë nga gazetarja e emisionit e cila i tregoi idenë e një reklame biznesi ku Donaldi duhej të shtrihej në dëborë. Aktori u shpreh se i pëlqen shumë ideja, e sidomos slogani “Shkriu bora”.

Pas kësaj kur ju tregua se reklama do të transmetohet në çdo televizion shqiptar e sidomos në Top Channel ku do të jetë pjesë e çdo emisioni, Donaldi tha: “Me shumë mundësi do të jeni dhe tek ne sepse do sjellim diçka shumë të bukur në Top Channel”. Gazetarja i tha “Më bëhet qejfi, pasi me zor po e presim të gjithë”, e ky i fundit i tha: “Vjen shumë shpejt në Top Channel”.

Shtatë ditë më parë aktori i humorit theu heshtjen për herë të parë që pas daljes nga “Big Brother VIP”. Në një postim në Instagram ai shkruante se ka mbyllur porta që nuk duhet t’i kishte hapur kurrë referuar lidhjes me Beatrix. Më tej shprehej se i ka kërkuar falje Borës dhe se po pret që me ndihmën e diellit dhe kohës “Bora të shkrihet”.

“Jam i lumtur për eksperiencën, por i penduar për humbjen time aty, një humbje që po mundohem ta rifitoj që në momentin që dola e këtu nuk po flas për çmimin e madh. Kam kërkuar falje aty ku duhet dhe ku meriton dhe kam mbyllur portat që nuk duhet t’i kisha hapur kurrë. Me ndihmën e kohës dhe të diellit uroj që të shkrihet. Deri atëherë do bëj më të mirën që artin tim ta shpreh në format që unë di dhe dashamirësinë që kam marrë gjithë kësaj kohe ta kem mundësinë të jua kthe’’, –shkroi mes të tjerash ai.

E pas tërë këtyre gjërave sot ka reaguar Bora.

Ajo në një postim në rrjetet sociale shihet e ulur në një karrige e ku edhe ajo si Donaldi poston emotikonin e “ ” (diellit).

 

 

Por, ajo që shihet është së shumica e fansave nuk ja kanë idene se për çfarë po flet Bora. Por, a është edhe kjo një shenjë drejt ribashkimit të çiftit më të përfolur në trojet shqiptare? Kjo mbetet të shihet.

Article Logic
Execution time: 0.0039269924163818