INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Drejt SHBA-së për 20 mijë euro/ Ja kush janë të arrestuarit [FOTO]

Drejt SHBA-së për 20 mijë euro/ Ja kush janë të arrestuarit [FOTO]

Publikuar më: 13:09 15-05-2018
Një grup kriminal prej 17 personash që falsifikonin viza amerikane e angleze, u godit gjatë operacionit të koduar “272”, i cili zgjati 2 ditë. Pjesë e rrjetit kriminal ishin edhe dy policët Entela Çala dhe Arian Uku, ndërsa për çdo person ata merrnin deri në 20 mijë euro. Detajet e operacionit i bëri të ditura Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ku në total të këtij rrjeti kriminal janë arrestuar 41 persona nga vende të ndryshme. 
 
Ardi Veliu: ’Nisur nga informacionet e mbledhura dhe të administruara është dokumentuar me prova se shtetasit Alfred Myrtaj, Marjo Myrtaj, Albert Xhelilaj, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kryenin falsifikime të dokumenteve si letërnjoftime, pasaporta, viza, duke pajisur persona të ndryshëm kundrejt përfitimit monetar dhe material. Nëpërmjet linjave ajrore dhe linjave të tjera të udhëtimit, ky grup transportonte njerëz në shtete të ndryshme, kryesisht: SHBA, Kanada dhe Mbretëri e Bashkua’.
 
17 të arrestuarit :
Ilir Myrtaj, 60 vjeç, nga Tirana 
2. Alfred Myrtaj, 54 vjeç, nga Tirana 
3. Marjo Myrtaj, 29 vjeç, nga Tirana 
4. Albert Xhelilaj, 57 vjeç, nga Tirana 
5. Gentjan Stojku, 37 vjeç, nga Tirana 
6. Florjan Hysenaj, 53 vjeç, nga Shkodra 
7. Entela Çala, 43 vjeçe, nga Tirana, punonjëse policie 
8. Arian Uku, 39 vjeç, nga Tirana, punonjës policie 
9. Keldi Beshi, 48 vjeç, nga Tirana 
10. Arben Kadiu, 54 vjeç, nga Tirana 
11. Ismail Alushani, 47 vjeç, nga Tirana 
12. Ylli Gokaj, 63 vjeç, nga Shkodra 
13. Aleksandër Leka, 61 vjeç, nga Tirana 
14. Shkëlqim Mema, 46 vjeç, nga Tirana 
15. Qazim Hysko, 60 vjeç, nga Tirana 
16. Rezalba Hotaj, 22 vjeçe, nga Shkodra 
17. Vera Mehmetaj, 27 vjeç, nga Shkodra 
 Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi L.S., 26 vjeç, nga Gjirokastra.
 
Ata akuzohen për“Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave", “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve", “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Trafikimi i narkotikëve" dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.
Trafikantët merrnin deri 20 mijë euro për person të trafikuar, shqiptar ose të huaj.
Për të gjithë shtetasit e mësipërm ka filluar hetimi pasuror në kuadër të operacionit "Forca e Ligjit".
Pasi i pajisnin me dokumente identifikimi të falsifikuara, kundrejt përfitimit monetar u krijonin kushtet në mënyrë të paligjshme të udhëtonin drejt SHBA-së, Kanadasë, Mbretërisë së Bashkuar. Nisja e personave me dokumente të falsifikuara bëhej nga Shqipëria, Mali i Zi, Italia, Greqia, Franca dhe Norvegjia.
Në Shqipëri u sekuestruan 4 laboratorë falsifikimesh, nga 7 që dispononte ky grup me aktivitet në disa shtete. Policia sekuestroi edhe dokumente mes të cilave edhe pasaporta biometrike të vendeve të BE
 
 
 falsifiki.jpgpajisje2_1.jpgfalsifikim_pas.jpg
 
Article Logic
Execution time: 0.0036709308624268