INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Drejt zbulimit të një organi të ri në trupin tonë, ndoshta më i madhi

Drejt zbulimit të një organi të ri në trupin tonë, ndoshta më i madhi

Publikuar më: 11:20 28-03-2018

Është apo jo një organ, kjo është çështja…

Më së fundmi studiuesit kanë zbuluar një strukturë në trupin tonë e cila sipas tyre është një organ i ri njerëzor e madje mund të jetë më i madhi në trupin tonë. Edhe pse ende nuk ka një përfundim.

Ajo që dikur konsiderohej të jetë e dendur, indet lidhëse që drejtojnë trupin tonë, sot zbulohet se janë një rrjet lëngjesh të trupit që shërbejnë si “amortizator”.

Ky zbulim jo vetëm që do të riformësojë kuptimin tonë të trupit njerëzor, por shkencëtarët thonë se jep ndihmesë në shpjegimin pse kanceri ka më shumë gjasa të përhapet kur pushton zona të caktuara.
Skuadra e shkencëtarëve të New York University tha se organi i gjetur është në të gjithë trupin, por nuk ishte identifikuar si i tillë deri tani.

I quajtur “interstitium”, ndërlidhjet veprojnë si një “autostradë lëvizëse” që ndodhet nën shtresën më të lartë të lëkurës, linjave të traktit të tretjes, mushkërive dhe sistemit urinar, dhe rrethon arteriet, venat dhe fashën mes muskujve.

Trupi njerëzor ka një sasi të stërmadhe lëngjesh. Më shumë se gjysma ndodhet në qelizat e trupit, dhe 1/7 brenda zemrës, venave të gjakut, nyjeve limfatike dhe enëve limfatike. Pjesa tjetër njihet si interstitial.

Tashmë, shkencëtarët thonë se rrjeti që mbart këtë lëng interstitial është vetë organi i dallueshëm. Dhe mund të jetë një nga organet më të mëdha të trupit të njeriut shkriuajnë mediat botërore.

Article Logic
Execution time: 0.0034139156341553