INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Renditja negative: Drejtësia shqiptare e 20 në botë!

Renditja negative: Drejtësia shqiptare e 20 në botë!

Publikuar më: 14:54 12-07-2016

Një tjetër goditje për gjendjen e sistemit të drejtësisë në vendin tone, në momenti që në shqipëri është në “kuotat maksimale” debati mbi reformën e këtij sistemi. Kësaj radhe është Forumi Ekonomik Botëror, i cili e renditi Shqipërinë ndër 20 vendet me sistemin më problematik të drejtësisë në botë. Në raportin e fundit global mbi teknologjinë e informacionit, Forumi vëren se sistemi shqiptar i drejtësisë është jo eficent dhe krijon kosto të larta për biznesin.
Shqipëria është rënditur në vendin e 119 në botë, nga 139 vende që janë pjesë e këtij raporti. Ndërkohë që Forumi ka renditur sistemet gjyqësore në 139 ekonomi të botës, duke përdorur 3 tregues: pavarësinë, eficencën në zgjidhjen e konflikteve tregtare; si dhe eficencën në sfidimin e institucioneve publike apo rregullave.
Për treguesin e parë, atë të pavarësisë së sistemit gjyqësor, Shqipëria renditet e 119-a ndër 139 vende të marra në vlerësim. Për treguesin e dytë, atë të eficencës së kuadrit ligjor dhe sistemit gjyqësor në zgjidhjen e konflikteve tregtare, Shqipëria renditet në vendin e 120, duke lënë pas vetëm 19 vende në botë.

Ndërsa në treguesin e tretë, atë të hapësirave që krijon sistemi për të sfiduar vendimet arbitrare të institucioneve publike apo qeverisë, Shqipëria renditet lehtësisht më mirë, por sërish në vendin e 108.
Raporti i Forumit Ekonomik Botëror ka lëshuar kritika për sistemin tonë të drejtësisë pas qëndrimeve kritike të Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Article Logic
Execution time: 0.0039889812469482