INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Drejtësisë i është vënë kyçi. Hazizaj: Kushtetuesja dhe Gjykata e Lartë jashtë funksionit [VIDEO]

Publikuar më: 12:26 28-03-2018

Drejtësisë i është vënë kyçi. Alarmi është ngritur nga avokati i njohur, ish ministri i drejtësisë Sokol Hazizaj.

Sokol Hazizaj:
“Njerëzit mund të mos e besojnë por unë meqë merrem 24 orë me të drejtën jemi përpara një realiteti të errët ku institucionet kushtetuese nuk funksionojnë. Gjykatës Kushtetuese i është vënë kyçi”.
Ndërsa gjykata kushtetuese tashmë nuk mund të marrë në shqyrtim për shkak të mungesës së kuorumit të anëtarëve, pasi njëri prej tyre është pezulluar nga Komisioni i Vettingut një tjetër institucion shumë i rëndësishëm i drejtësisë po shkon drejt bllokimit.
Sokol Hazizaj:
Është Gjykata e Lartë në ngërç, është. Jemi në ngërçin e vendimeve unifikuese, nuk ka mazhorancë nuk ka kuorum të duhur. Gjykata Kushtetuese në kolaps në mosfunksionim ndërsa Gjykata e Lartë afër lumit
Sokol Hazizaj sugjeron ndërhyrjen e menjëhershme të Kuvendit, pasi pasojat e bllokimit të këtyre dy institucioneve të rëndësishme do të ketë pasoja të mëdha.
Sokol Hazizaj:
“Mjafton vullneti i Kuvendit. Që do të thotë se me ndryshime ligjore ku konstatohet ngërçi. Sipërmarrja e Kuvendit për të ndryshuar situatën edhe për zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese në mënyrë të menjëhershme, por ata duhet ti nënshtrohen procesit të Vettingut”.
Por ata që do ta vuajnë në kurriz këtë bllokim të sistemit të drejtësisë janë qytetarët thotë Hazizaj.
Sokol Hazizaj:
“Vendosja e drynit në derën e gjyqësorit ka pasoja dhe efekte negative mbi të drejtën. Mbi të drejtën ankimit të qytetarëve për shkak të padrejtësive që konstatohen në zinxhirin e vendimeve gjyqësore”.

 

Article Logic
Execution time: 0.0040428638458252