INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Drejtim i ri, vizion i ri? Alpha Bank vjen me risi [FOTO]

Drejtim i ri, vizion i ri? Alpha Bank vjen me risi [FOTO]

Publikuar më: 11:24 26-12-2017

Alpha Bank Albania SH.A. ka ndryshuar Drejtorin e përgjigjëm  duke vendosur në krye të detyrës dhe pasues të zotit Periklis Drogkas, Georgios Papanastasiou.

"Ky ndryshim ka ardhur në kohen e duhur dhe në një moment të rëndësishëm të zhvillimit të Alpha Bank Albania " ka theksuar z. Drougkas.

Georgios Papanastasiou me një karrierë të pasur dhe një eksperiencë prej 3 dekadash në sektorin e bankar në disa shtete si në Holandë, Kanada, Greqi, Maqedoni, Serbi  etj pritet të sjelli një zhvillim dhe një frymë të re në Alpha Bank Albania.

“Ndihem i nderuar që kam mundësinë të drejtoj Alpha Bank Albania në të ardhmen. Zoti  Drougkas ka qenë një katalizator i ndryshimeve në Alpha Bank Albania – duke drejtuar Bankën përgjatë pesë viteve të fundit drejt përmirësimit të vazhdueshëm. Jam i angazhuar që të vazhdoj në këtë drejtim dhe të udhëheq ekipin tim drejt mundësive të shumta që kemi përpara” tha z. Georgios Papanastasiou

Arritjet e Z. Georgios Papanastasiou

Karriera e zotit Georgios Papanastasiou filloi në Selanik, në Nova Scotia Bank, grup bankar ndërkombëtar Kanadez dhe ofrues shërbimesh financiare, lider në Amerikën Veriore, Qendrore dhe Latine si dhe në rajonin Aziatik dhe Paqësor. Në 1991, ai iu bashkua ABN Amro Bank NV, banka më e madhe në Holandë dhe një ndër më të mëdhatë në Evropë, ku shërbeu si Drejtor Rajonal Biznesi për Greqinë Veriore. Në vitin 2000, z. Papanastasiou iu bashkua Stopanska Banka AD, Shkup, pjesë e Grupit NBG, ku pas pesë vitesh si Këshillues për Korporatat dhe Drejtor i Kreditimit u emërua si Drejtor i Përgjithshëm, në korrik 2005. Në janar 2009 ai iu bashkua Grupit Alpha Bank dhe në prill 2009 u emërua si Drejtor i Përgjithshëm i Këshillit Drejtues të Alpha Bank Serbia AD, deri në prill 2017, ku u dërgua pranë Alpha Bank Albania SH.A.

Prej vitit 2011 deri në prill 2017 ai ishte zgjedhur anëtar i Këshillit Drejtues dhe Kryetar i Këshillit Drejtues të Shoqatës së Biznesit Grek në Serbi.

Papanastasiou zotëron diplomë në Ekonomi nga Universiteti Aristotel, Selanik, si dhe ka Master në Administrim Biznesi nga Kolegji Bentley, Masaçusets, Sh.B.A.

Mr.-GP-1.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003838062286377