INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Drejtohet” Kulla e Pizës, si humbi pjerrësinë

“Drejtohet” Kulla e Pizës, si humbi pjerrësinë

Publikuar më: 15:22 21-11-2018

Kulla e Pizës është e qëndrueshme dhe po e zvogëlon pjerrësinë e saj, edhe pse me një lëvizje shumë të ngadaltë.

Në këtë përfundim kanë arritur profesorët Salvatore Settis, Carlo Viggiani e Donato Sabia, të cilët kanë mbikëqyrur për më shumë se 17 vjet lëvizjet e monumentit të famshëm.

Në 20 vjet, kulla e kambanës ka humbur rreth 4 cm të pjerrësisë dhe gjendja e saj është shumë më e mirë se parashikimet e komitetit ndërkombëtarë të koordinuar nga Michele Jamiolkoëski midis viteve 1993 dhe 2001.

Pesha e kullës së Pizës është rreth 16 mijë tonë, me një lartësi prej 55.86 m nga toka në anën më të ulët dhe 56,70 m në anën më të lartë. Gjerësia e murit në bazë është 4,09 m dhe në krye 2,48 m. Kulla ka 294 ose 296 hapa, kati i shtatë ka 2 hapa me pak ne veri.

Para se të niste puna për restaurimin e kullës, e kryer midis 1990 deri në 2001, kulla kishte një pjerrësi prej 5,5 gradë.

Article Logic
Execution time: 0.0033731460571289