INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Drejtonte automjetin në gjendje të dehur, jepet masa e sigurisë për portierin Alban Hoxha

Drejtonte automjetin në gjendje të dehur, jepet masa e sigurisë për portierin Alban Hoxha

Publikuar më: 10:55 27-11-2018

Alban Hoxha kapiteni i Partizanit, është liruar nga burgu pasi gjykata ka vendosur masën ‘detyrim paraqitje’.

Burimet bëjnë me dije se Hoxha duhet të paraqitet në prokurori dy herë në muaj. Portieri u kap dy netë më parë nga policia duke drejtuar automjetin nën efektin e alkoolit mbi normën e lejuar.

Mësohet se 31 vjeçari, banues në Tiranë, u arrestua pasi në rrugën e “George W Bush”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin. Portieri i Partizanit është përfolur gjatë për lidhjen e tij të dashurisë me këngëtaren Çijleta Xhilaga./intv.al/

Article Logic
Execution time: 0.0037600994110107