INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Drejtonte rrjetin e drogës në Spanjë, ja se kush është shqiptari i arrestuar...

Drejtonte rrjetin e drogës në Spanjë, ja se kush është shqiptari i arrestuar...

Publikuar më: 07:13 06-06-2018

Një shqiptar, identifikuar si Afrim H. ka pranuar para gjykatës në Pontevedra në Spanjë se ishte ai koka e një rrjeti të trafikut ndërkombëtar të drogës.

Mediat spanjolle shkruajnë se shqiptari u zbërthye para gjykatës duke pranuar rolin e tij në bandën e trafikut, teksa doli në gjyq së bashku me tre persona, emrat e të cilëve nuk janë bërë të ditur.

Në gjyq shqiptari ka pranuar se drogën e merrte në Valencia dhe prej andej droga magazinohej në një banesë në Pontevedra per t’u rregulluar më pas për shpërndarje.

Shqiptari ka qenë më parë i dënuar në Itali, rreth vitit 2013 po për pjesëmarrje në një bandë të trafikut të drogës.

Hetuesit spanjolle kanë thënë se bashkëshortja e njërit prej të pandehurve nuk e ka pranuar të ketë qenë pjesë e këtij rrjeti, ndërsa i akuzuari tjetëër, që e zbuloi shqiptari ka deklaruar se ka ndarë shtëpinë me Afrimin, por ka mohuar të merrej me drogë.

Banda ka nisur të veprojë që në dhjetor të vitit 2015, kohë kur morën 10 kilogramë heroinë në Valencia, të cilën e fshehën në dyshemenë e banesës së tyre në Sanxenxo, Pontevedra dhe më pas ua dhanë klientëve me pakicë.

Rrjeti ishte i organizuar duke marrë parasysh edhe makinat që përdoreshin, edhe klientët, nderkohë që shtëpia ku jetonin të ndaluarit ishte bërë si laborator droge, në të cilën u gjetën edhe armë.(huazuar nga Panorama.com.al)

Article Logic
Execution time: 0.0039510726928711