INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare pohon pas përmbytjes: Mjediset pa  standard [FOTO]

Drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare pohon pas përmbytjes: Mjediset pa standard [FOTO]

Publikuar më: 14:24 26-06-2018

Një ditë pasi Biblioteka Kombëtar shpalli gjendjen e emergjencës për shkak të përmbytjes, drejtoresha e saj Persida Asllani ka dalë në një deklaratë për mediat.

Ajo deklaron se nga 12 mijë libra të lagura janë tharë rreth 75% e tyre.

Tharja është bërë me ç'të mundet me ventilator, aspirim dhe tharëse flokësh.

Asllani shprehet se shkak për këtë dëm të librave është bërë mungesa e hapësirës që ato të ruhen sipas standardeve.

"Numri i njësive të prekura nga lagëshitra është 12 mijë. 75% janë tharë, po punohet për pjesën e mbetur. Natyra e teksteve të lagura është e 15 viteve të fundit, libra shkollorë, letërsi, të cilat për shkak të mungesave të hapësirë nuk kanë mundur të ruhen sipas standardeve. Puna që po kryhet bazohet te udhëzuesit profesional botëror. Punohet me shpejtësi, ka një sasi pune të konsiderueshme. Merren masa për vendosjen e materiale në një mjedis të thatë, me aspirim, kemi hapur dritaret dhe kemi përdorur ventilator apo edhe tharëse flokësh" deklaron Persida Asllani.

 

WhatsApp_Image_2018-06-26_at_15.08.12.jpeg

Article Logic
Execution time: 0.0026469230651855