INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Drejtoresha e gjimnazit “Sami Frashëri” nuk pret përfaqësuesit e LGBT-së, ata “shantazhojnë” dhe i drejtohen Ramës me këtë letër

Drejtoresha e gjimnazit “Sami Frashëri” nuk pret përfaqësuesit e LGBT-së, ata “shantazhojnë” dhe i drejtohen Ramës me këtë letër

Publikuar më: 13:44 29-03-2018

Pas reagimit të drejtoreshës së Sami Frashërit, Teuta Dobi, se nuk do të pranonte në gjimnaz përfaqësues të LGBT, Xheni Karaj dhe drejtuesit e tjerë të LGBT i kanë drejtuar një letër Kryeministrit Edi Rama. Në letrën e tyre thuhet se Rama duhet të tregojë hapa konkretë se të drejtat e njeriut respektohen në Shqipëri.

Sipas tyre Kryeministri duhet t’i kthejë përgjigjen e duhur kësaj drejtoreshe që shkel të drejtat dhe kodet e etikës.

Më tej, LGBT theksojnë se do njoftojnë “ndërkombëtarët” për çdo rast të shkeljes së të drejtave të tyre.

Letra e plotë:

I nderuar Kryeministër, Z. Edi Rama. Tirane, 29 mars, 2018

Ditën e sotme kemi lexuar të skandalizuar një intervistë që drejtoresha e gjimnazit “Sami Frasheri” në Tiranë ka bërë për gazetën Shekulli.

Në këtë intervistë të datës 29 mars, Teuta Dobi drejtoreshë e një prej gjimnazeve më të rëndësishëm të Shqipërisë shprehet, ndër të tjera ndaj personave LGBT, që do apo nuk do mësuesja janë edhe nxënës të shkollës që drejton: “Nuk e di për këto takime, por unë nuk jam dakord personalisht. Nuk kam arsye t’i pres, pasi nuk kanë çfarë t’u tregojnë njerëzve. Unë mirëpres një muzikant apo kompozitor që t’ju them fëmijëve që të bëheni kështu. Ata nuk i mirëpres fare”.

Zoti Rama, Ashtu siç jemi të sigurt se ju e dini shumë mirë, ky është një rast flagrant që nuk duhet lënë pa përgjigje. Zonja në fjalë jo vetëm që ka shkelur gjithë kodet e etikës të profesionit të nderuar që përfaqëson por mohimi për të trajtuar këdo në mënyrë të barabartë është një veprim i dënueshëm nga ligjet shqiptare. Një gjuhë e tillë jo vetëm që fyen qindra dhe mijëra nxënës të komunitetit LGBT dhe prindërit e tyre, por është treguesi flagrant se bullizmi në Shqipëri, për fat të keq, frymëzohet jo vetëm nga mungesa e programeve edukuese në shkolla, por nga shumë mësues të paditur të cilët përbëjnë një rrezik publik për fëmijët dhe të rinjtë.

Ju njoftojmë se ne do të njoftojmë çdo organizëm ndërkombëtar brenda dhe jashtë Shqipërisë për këtë rast dhe për dhjetëra raste të tjera flagrante kur mësuesit keqtrajtojnë personat e perceptuar si pjesëtarë të komunitetit LGBT, raste që i kemi parë me sytë tanë, e që jo pak herë ua kemi bërë edhe juve të ditur.

Ne tashmë kërkojmë hapa konkretë që të bindemi se e keni seriozisht çështjen e respektimit të të drejtave të njeriut.

Me respekt dhe në pritje të reagimit tuaj,

Xheni Karaj Drejtore e Aleancës LGBT Kristi Pinderi Anëtari Bordit të Drejtorëvetë Pro LGB

Article Logic
Execution time: 0.0034410953521729