Një demokraci e fortë vendore, është e rëndësishme për jetesën tonë në komunitet. Ndaj nismat që kërkojnë ta çojnë para por edhe të ushtrojnë presion pozitiv mbi pushtetin vendor, kanë efekte të ndjeshme për familjet shqiptare.
Të tilla inisiativa mbështet edhe LëvizAlbania. E ftuar në programin 3JAT Valbona Kuko, Drejtore Ekzekutive e LëvizAlbania sqaroi rëndësinë e javës së demokracisë që do të shtrihet nga data 24 deri ne 28 Prill.
Aktivitetet e javes synojnë që në fund të ofrohet një panoramë e plotë rreth asaj çfarë ndodh sot me qeverisjen vendore sidomos edhe pas reformes territoriale.