INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Drejtoresha e njohur në Tiranë bën skandal, kthehet në objekt tallje në rrjetet sociale[FOTO]

Drejtoresha e njohur në Tiranë bën skandal, kthehet në objekt tallje në rrjetet sociale[FOTO]

Publikuar më: 11:12 01-02-2018

Drejtoresha e Teatrit të Kukullave në Tiranë, Monika Lubonja i ka habitur të gjithë në daljen e saj të fundit në ekran.

Ndërsa pranon se përgjegjësja e trupës artistike, e cila u regjistrua nga kamerat duke marrë para pa kontratë të rregullt, ka paraqitur dorëheqjen në emisionin “Boom”, ajo që bie në sy është mënyra e të folur para kameras, ndonëse nën cilësinë e një drejtoreshe.

“Unë u njofta me materjalin”, apo “punë të këndçme” janë dy frazat që u kanë bërë përshtypje të gjithëve, e duke u kthyer kështu në objekt tallje në rrjetet sociale, një nivel komunikimi jo i përshtatshëm për drejtuesen e një posti që ajo mban tashmë prej disa vitesh në kryeqytet.

Për më tepër ju sjellim videon dhe momentin kur flet drejtoresha, njëherësh edhe aktore e njohur e teatrit dhe kinematografisë, Monika Lubonja në minutën 13.40 sekonda.

s5y_w45.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038461685180664