INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Drejtori i Policisë del bllof! Pasi përplas kalimtarin me makinë, shihni si largohet nga vendngjarja dhe manipulon provat [VIDEO]

Drejtori i Policisë del bllof! Pasi përplas kalimtarin me makinë, shihni si largohet nga vendngjarja dhe manipulon provat [VIDEO]

Publikuar më: 19:52 29-09-2017

Drejtori i Policisë së Gjirokastrës, Lorenc Paganika teksa ngiste automjetin e tij me targa “AA 572 BF”, ka përplasur një kalimtar dhe është larguar nga vendi i ngjarjes pa i dhënë ndihmën e nevojshme, shtetasit që përplasi me inicialet A.M.  Në videon e siguruar nga Neësbomb.al. vihet re makina e bardhë tip “BMË’ e Paganikës që largohet, por më pas kthehet sërish në fund të rrugës nacionale Krahës-Tepelenë, në të dalë të Gjirokastrës.

Drejtori i Policisë është treguar “dinak”, sepse pas aksidentit, është larguar drejt Fierit për të rregulluar automjetin e tij për të mos u gjetur asnjë gjurmë që mund ta lidhte me ngjarjen. Neësbomb.al ka siguruar një video dhe ka mësuar se Lorenc Paganika në orën 00:07 fill pas mesnate, ka shkuar dhe ka rregulluar mjetin në Fier duke eleminuar çdo provë që mund ta lidhte me ngjarjen.

Pasi është siguruar se asgjë s’mund ta implikonte në aksident ka shkuar dhe ka kërkuar që të kryehet ekspertiza e mjetit.

Article Logic
Execution time: 0.0037229061126709