Një person i armatosur ka hyrë në ambientet e Spitalit Rajonal Fier dhe ka qëlluar në drejtim të personave të tjerë, duke plagosur 3 prej tyre. Mësohet se atentatori dhe të plagosurit kishin pasur më herët një sherr.
Drejtori i Policisë Andon Marko tha se policia ka arrestuar 2 persona, kurse një i tretë është shpallur në kërkim. Ai shtoi se po bëhet kontroll në banesën e personit që është shpallur në kërkim policor.
Marko ka sqaruar edhe dinamiken e ngjarjes, sipas të cilit, një sherr ka nisur në Levan dhe ka perfunduar me përdorimin e armëve në spital. Sipas drejtorit, një person nga pjesëtaret e sherrit i ka marrë armën policit të Patrulles së Përgjithshme aksidentalisht dhe me të ka qëlluar në drejtim të të plagosurve.
Ndërkaq mësohet se 3 të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.