INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Drejtori i TK, Hervin Çuli ka kallëzuar penalisht Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit: ‘’Disa njerëz kanë marrë peng godinën’’

Drejtori i TK, Hervin Çuli ka kallëzuar penalisht Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit: ‘’Disa njerëz kanë marrë peng godinën’’

Publikuar më: 20:17 31-07-2019

Drejtori i Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli tha se institucioni që ai drejton ka kallëzuar penalisht Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit, pasi sipas tij ka marrë nën kontroll Teatrin Kombëtar.

Çuli tha në emisionin “Repolitix” se Teatri tashmë kontrollohet nga “një grup njerëzish”, dhe kallëzimi ishte i domosdoshëm pasi herët a vonë aty mund të ndodhin vjedhje apo dëmtime të objekteve.

"Kemi bërë një kallëzim penal, pasi ndodhi ngjarja, që jemi në këto kushte. Teatri nuk kontrollohet më nga ne por nga një grup njerëzish, ndaj merrni masat. Denoncimi ka rreth 3-4 ditë që është bërë. Është domosdoshmëri që të bëhet ky kallëzim pasi nesër pasnesër aty mund të ketë objekte të dëmtuara, të vjedhura. Ka objekte me vlerë historike, firzamonika, piano, po ashtu edhe pjesa e garderopës, kostumografia", tha drejtori i TK, Çuli.

Çuli tha se përplasja me policinë nisi pasi persona që janë kundër shembjes së Teatrit, kanë ndaluar punonjës të Teatrit që tashmë janë zhvendosur te “Turbina” për të bërë inventarizimin e disa objekteve.

“Pjesa e oborrit mes Teatrit Kombëtar dhe Eksperimental i përket Bashkisë, menaxhohet nga Bashkia, por i kanë lejuar të rrijnë aty. Askush nuk i ka ngacmuar, por askush nuk do të mendonte që ata të bëheshin pengesë. Policia ka ndërhyrë në momentin që ky grup nuk ka lejuar të hyjnë në Teatrin Kombëtar punonjës të Teatrit që tashmë janë zhvendosur te Trubina. Aty ka ndërhyrë policia. Nuk ka pasur transportim, ishte inventarizim dhe paketim objektesh, të cilat në momente të veçanta që duhen për një shfaqje, shkon e i merr dhe i sjell te Turbina”, tha më tej Çuli.

 

Article Logic
Execution time: 0.0025620460510254