INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Drejtori në Ministrinë e Jashtme tregon sekretin e valles që kërceu Bushati: Detyroi grekët të...

Drejtori në Ministrinë e Jashtme tregon sekretin e valles që kërceu Bushati: Detyroi grekët të...

Publikuar më: 18:25 30-12-2018

Drejtori i Drejtorisë për Marrëdhëniet me Greqinë në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Glevin Dervishi, tregon se ministri i shkarkuar, Ditmir Bushati kërkoi nga pala greke që të këndonin këngën çame të Osman Takës.

Gjatë mbrëmjes së fundvitit të këtij dikasteri, Dervishi mori fjalën dhe përveç falenderimeve për kabinetin e Ministrisë, tregoi një “sekret” që nuk dihej për publikun.

Është e famshme videoja e ministrit Bushati duke kërcyer vallen greke “Zorba” në Kretë në vitin 2017 gjatë bisedimeve intesive Shqipëri-Greqi. Por Dervishi thotë se Bushati iu kërkoi grekëve që në këmbim të këndonin këngë çame.

"Çdo vit kam marrë mikrofonin, këtë vit e ndjej për detyrë. Së pari, kam kaluar 5 vite me ministrinë tonë të Jashtme. Është institucioni më fantastik që ka Republika. Njerëz profesionistë dhe patriot të mirë. Njerëz që dëgjojnë e njerëz të mirë. Nuk mund të harroj dot 3 momente. Momentin kur bëmë vizitën e parë në Beograd, momenti i dytë kur nënshkruam marrëveshjen për Bashkëpunimin Strategjik. Momenti i tretë është për ministrin Ditmir Bushati. Ishte njeriu i vetëm që e uli Shqipërinë dinjitare, të fortë, serioze, dhe kërkoi maksimumin përballë Greqisë. Po ju them dhe një sekret. Gjatë bisedës dhe diskutimeve në Kretë,  bëri që të kërcenin Zorba dhe bëri palën greke të këndonin këngën çame të Osman Takës. Kjo është meritë vetëm e Ditmirit", shprehet Galvin Dervishi.

Article Logic
Execution time: 0.0030012130737305