INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Drejtori ''Robin Hood'' vjedh 1 milion euro në vendin e punës. Ja pse...

Drejtori ''Robin Hood'' vjedh 1 milion euro në vendin e punës. Ja pse...

Publikuar më: 15:32 03-10-2018

Një drejtor banke ka grabitur 1 milion euro nga llogaritë e klientëve të mëdhenj. Ngjarja ka ndodhur në Friuli të Italisë dhe tronditi sistemin bankar të zonës. Por kur u pyet për këtë akt ai surprizoi të gjithë kur tha se paratë ua ka shpërndarë atyre që kishin llogari me më pak para.

Ai u shkarkua nga puna dhe Prokuroria e Udines e ka akuzuar për përvetësim dhe mashtrim financiar, por ai ka pranuar të bashkëpunojë duke përfituar lirimin me kusht. Pavarësisht se i kanë sekuestruar shtëpinë, Gilberto thotë se nuk është penduar.
Bankieri shprehet se gjithçka ka nisur në vitin 2009, si rebelimi ndaj sistemit që braktis pensionistët dhe të rinjtë që nuk kanë një punë.
“Pasi lajmi doli në dritë, u telefonova të gjithë atyre që u kisha hequr para nga llogaria, për t’u shpjeguar se çfarë më shtyu ta bëja atë gjë. Gjithmonë kam pasur bindjen se përveç mbrojtjes së klientëve që kishin depozita kursimi te ne, kishim edhe detyrimin për të ndihmuar ata që ishin në nevojë”, rrëfen ai për mediat italiane.

Article Logic
Execution time: 0.0027279853820801