INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Drejtoria e Doganave bllokon cigare më vlerë 610 mijë euro, do hynin kontrabandë në Durrës

Drejtoria e Doganave bllokon cigare më vlerë 610 mijë euro, do hynin kontrabandë në Durrës

Publikuar më: 18:49 07-11-2017

Një sasi marramendëse paketash cigare kontrabandë janë bllokuar në Portin e Durrësit mbrëmjen e djeshme pas informacioneve që Drejtoria e Doganave kishte marë nga strukturat inteligjente të partnerëve ndërkombëtarë.

Bëhet fjalë për 5 konteinerë me 6,100 koli cigaresh, një total prej 3,050,000 paketa cigare kontrabandë me destinacion tregun europian.

Sasia e madhe e cigareve kontrabandë po transportohej nga kompania “CMA –CGM”, në pronësi të dy shtetasve të huaj dhe një shqiptari. Përkatësisht Antoine Perraud, Mathaus Carl Jacques Friedberg dhe Genc Mata janë aksionerë në kompaninë “CMA -CGM”, e transportit të mallrave me kontenierë me bazë në Durrës. Genc Mataj gjithashtu zotëron kompaninë e transportit “Pelikan”.

Megjithatë hetimet vijojnë për identifikimin e pronarëve të sasisë së madhe të cigareve kontrabandë me vlerë rreth 610 mijë euro, kurse shuma e detyrimit doganor të llogaritur për këtë sasi cigaresh, është rreth 428 milionë lekë.

Njoftimi i plotë:

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave njofton se bazuar në informacionet e marra nga strukturat inteligjente të partnerëve ndërkombëtarë ka bllokuar mbrëmjen e djeshme, më datë 06.11.2017, pas një procesi të detajuar hetimor të nisur që më 30 tetor 2017, një sasi prej 6,100 koli cigaresh të ardhura në Portin e Durrësit.

Drejtoria e Hetimit, Drejtoria e Antikontrabandës dhe Dega e Doganës Durrës, në prani të përfaqësueve ligjorë të shoqërisë së transportit “CMA –CGM”, Durrës, ushtroi kontroll të plotë fizik të mallit të ndodhur tek 5 (pesë) kontenierët e ndaluar, ku sipas informacioneve dhe dokumentacionit paraprak të administruar, rezultonte se kishin të ngarkuar cigare.

Pas verifikimit të elementëve të sigurisë së konteinerëve, ku rezultoi se plumbçet e vendosura në kontenierë ishin origjinale dhe të padëmtuara, u bë peshimi dhe skanimi dhe kontenierët u dërguan tek sheshi i trageteve për ushtrimin e kontrollit të plotë fizik të mallit të ndodhur në to.

Nga kontrolli i plotë fizik rezultoi se:

Në total, tek të pestë kontenierët ndodheshin 6,100 koli. ose 3,050,000 paketa cigare, sasi kjo e njëjtë me ato të pasqyruara tek dokumenti i transportit Bil Of Loading i paraqitur në doganë.

Duke iu referuar dosjes së të dhënave të disponueshme të D.P.Doganave, vlera e 6,100 kolive, është rreth 610 mijë euro, kurse shuma e detyrimit doganor të llogaritur për këtë sasi cigaresh, është rreth 428 milionë lekë.

Gjithashtu theksojmë se paketat e cigareve ishin të pa pajisura me pulla fiskale.

Në përfundim të kontrollit të plotë fizik, u morën mostra për çdo lloj pakete, u përpiluan evidencat e kontrollit fizik për çdo kontenier, u bë riplumbosja e kontenierëve të cilët u dërguan përsëri pranë sheshit të kontenierëve mbi bazën e aktit të bllokimit të mbajtur nga strukturate e DOH-së së D.P.Doganave.

Strukturat hetimore te DPD-se kane pergatitur materailin perkates referues ne Prokurorine e Durresit dhe kanë marrë te gjitha masat per sekuestrimin dhe konfiskimin e ketij malli te paligjshem i cili mendohej se do te kalonte per perdorim ilegal ne tregjet europiane.

Article Logic
Execution time: 0.0039429664611816