INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave,  administrata e parë që do të reformohet

Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave, administrata e parë që do të reformohet

Publikuar më: 12:14 04-09-2017

Në momentin që kryeministri Rama deklaroi listën e ministrave të mandatit të dytë, theksi u vu në një reformim të plotë të administratës.

Nga kjo deklaratë e Ramës u la të kuptohej se në disa institucione do kishte shkurtime, zëvendësime, plotësime. E duket se kjo reformë ka nisur më së fundmi, pasi Drejtoria e Administratës Publike ka nisur shpallje të reja për pozicione të reja në administratë.

Institucioni që ka shpallur vende vakante është Drejtoria e Pastrimit të Parave. Mesa duket kësaj drejtorie i duhen pozicione si drejtor, përgjegjës dhe specialistë. Më poshtë do të lexoni listën e vendeve të lira:

Vendet e lira sipas DAP:

4 vende per specialist në sektorin e Analizës së Transaksioneve të Dyshimta, në Drejtorinë e Analizës Strategjike dhe Transaksioneve të Dyshimta, Në Drejtorinë e Përgjithshme Të Parandalimit të Pastrimit të Parave- kategoria IV-a

1 Specialist në Sektorin e Analizës së Përputhshmërisë, Në Drejtorinë e Analizës së Përputhshmërisë dhe teknologjisë së Informacionit, në Drejtorinë e Përgjithshme të Pastrimit të Parave- kategoria IV-a

Specialist në Sektorin e Analizës Strategjike, në Drejtorinë e Analizës Strategjike dhe Transaksioneve të Dyshimta, në Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit të  Pastrimit të Parave- kategoria: IV

Specialist në Drejtorinë Juridike dhe të marrëdhënieve me Jashtë, në Drejtorinë e Përgjithshme  te Parandalimit të Pastrimit të Parave- kategoria: IV-a

Përgjegjës i Sektorit të Teknologjisë së Informacionit, në Drejtorinë e  Analizës së Përputhshmërisë dhe Teknologjisë së Informacionit, në Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave- kategoria: III-a/1

Article Logic
Execution time: 0.0037181377410889