INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Drejtoria e Tatimeve jep njoftimin e rëndësishëm për bizneset e agorturizmit

Drejtoria e Tatimeve jep njoftimin e rëndësishëm për bizneset e agorturizmit

Publikuar më: 13:59 25-08-2018

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka bërë ditën e sotme një njoftim të rëndësishëm.

Në këtë publikim janë raportuar ndryshmet në ligjin nr 41/2018 datë 9.7.2018, për një shtesë në ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore” e cila do hyjë në fuqi në 1 janar 2019.

Më konkretisht nenit 27, “Taksa e ndikimit në infrastrukturë”, të ligjit nr. 9632, datë 30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar, pas pikës 7 shtohet pika 8 me këtë përmbajtje:

Sipas njoftimit të gjithë bizneset të certifikuara si “agroturizëm”, përjashtohen nga kjo taksë.

Njoftimi i plotë

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bën me dije tatimpaguesit se në Fletoren Zyrtare nr. 111, janë publikuar ndryshimet në ligji nr. 41/2018 datë 9.7.2018, për një shtesë në ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar. Ndryshimet ligjore, që pritet të hyjnë në fuqi në datë 1 Janar 2019 synojnë incentivimin e veprimtarive pritëse të certifikuara si “agroturizëm”.
Më konkretisht nenit 27, “Taksa e ndikimit në infrastrukturë”, të ligjit nr. 9632, datë 30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar, pas pikës 7 shtohet pika 8 me këtë përmbajtje:
“Përjashtohen nga pagesa e kësaj takse edhe investimet e subjekteve, të cilat zhvillojnë veprimtari pritëse të certifikuar si “agroturizëm”, sipas legjislacionit në fuqi në fushën e turizmit”.
Këto ndryshime, janë pjesë e politikës që po ndiqet nga qeveria shqiptare, për zhvillimin e mëtejshëm të investimeve në sektorin e turizmit.

Article Logic
Execution time: 0.0036499500274658