INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Drejtoritë Arsimore, flet Besa Shahini: Do të shpërndahen në të gjitha bashkitë e vendit

Drejtoritë Arsimore, flet Besa Shahini: Do të shpërndahen në të gjitha bashkitë e vendit

Publikuar më: 20:00 19-04-2019

Bashkitë që sot nuk kanë zyrë arsimore, do t’u ofrohet një e tillë. Ky është ndryshimi që njoftoi ministrja e arsimit në një konferencë për mediat ku prezantoi ristrukturimin e Drejtorive dhe Zyrave Arsimore në vend.

“Sot kemi një numër prej 38 drejtorish dhe zyrash arsimore me rreth 500 punonjës. Nga analiza rezulton se disa prej zyrave të mbingarkuar e disa të tjerë të nën ngarkuar, kështu që duke qëndruar numrit të punonjësve që kemi, sipas nevojave të bashkive sipas nevojave të shkollave do të shpërndajmë këtë numër punonjësish në 61 bashki”, tha ministrja.

Nuk do të ketë shkarkime të punonjësve, por riorganizimi do të prekë disa nga udhëheqësit e disa prej Drejtorive dhe Zyrave Arsimore, ankesa për të cilët kanë qenë të shumta.

Para maturës shtetërore do të ndodh ristrukturimi, ku nga 38 drejtori dhe zyra arsimore do të kemi 56.

Article Logic
Execution time: 0.003525972366333