INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Drejtorja e burgut, "twerk" mes të burgosurve

Publikuar më: 15:35 13-05-2016

Metodat e menaxhimit për të ruajtur qetësinë nëpër burgje janë nga më të ndryshmet, por ajo që ka zgjedhur një drejtore e një institucioni të tillë në Kolumbi është krejt e veçantë.

Autoritetet kolumbiane njoftuan nisjen e hetimit disiplinor për drejtoren e burgut në qytetin Cali, Claudia Patricia Giraldo Ossa.

Gjithçka nisi pas daljes në publik të disa fotografive që e tregojnë atë duke kërcyer në majë të tavolinës mes të burgosurve pa asnjë gardian me vete.

Kolegët e saj thanë se Claudia nuk kishte ndërmend të kërcente, por u pëfshi në festën e organizuar pas thirrjeve të të burgosurve për t’u ngritur dhe për t’u dhuruar një kërcim.

Ajo që e bën më të bujshme këtë rast në Kolumbi është fakti se ngjarja mbërrin pak ditë pas shpalljes së gjendjes së emergjencës për shkak të mbipopullimit nëpër burgje nga ana e autoriteteve vendase.

Article Logic
Execution time: 0.0034410953521729