INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit në Ministrinë e Brendshme

Drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit në Ministrinë e Brendshme

Publikuar më: 10:20 27-10-2018

Dy zv/drejtorët e Policisë së Shtetit, Aida Hajnaj dhe Gjovalin Loka kanë mbërritur në Ministrinë e Brendshme.

Edhe Drejtori i Departamentit të Policisë kriminale në Policinë e Shtetit, Eduart Merkaj ndodhet në Ministrinë e Brendshme.

Pak minuta më vonë është parë të hynte në ministrinë e Brendshme edhe Drejtori i Policisë së Tiranës Kastriot Skënderi dhe zv/ministrat e Brendshëm si dhe sekretari i Përgjithshëm.

Sot në mëngjes u mësua dorëheqja e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.Edi Rama ka shkruar në Twitter se Fatmir Xhafaj ka dhënë dorëheqjen dhe ai e ka pranuar këtë.

Njofitmin për dorëheqjen e tij e ka pranuar kreu i qeverisë Edi Rama i cili e ka falenderuar atë për punën e bërë. Kryeministri ka nxituar ta bëjë sa më shpejt publike ikjen e ministrit. Mënjëherë ka nxituar edhe kryetari i PD, Lulzim Basha ta mbështesë largimin e ministrit prej Ramës.

Statusi i Edi Ramës në Twitter: “Pranova dorëheqjen e ministrit Xhafaj, të cilin e falenderoj për kontributin e çmuar. Gjeneral Sandër Lleshi do të sjellë një energji të re pozitive në krye të Punëve të Brendshme. Traseja është e shtruar. Tani duhet rritur shpejtësia dhe duhen arritur rezultate edhe më domethënëse.”

Pikëpyetje të mëdha shtrohen para publikut në lidhje me këtë dorëheqje të papritur të ministrit të brendshëm Fatmir Xhafaj.

E para lajmin e dorëheqjes nuk e dha vetë i zoti i dorëheqjes Fatmir Xhafa, por pikërisht kryeministri Rama. Kjo tregon se nuk është një dorëheqje normale, por e diktuar pas një sherri në nivel të lartë, ku duket se mezi e ka pritur Edi Rama, pasi e ka dhënë lajmin shumë herët këtë të shtunë, dhe po herët në mëngjes ka nxjerrë krejt protokollin e kryeministrisë për të propozuar emrin e ri për ministër që është këshilltari i tij për Sigurinë. Fare mirë mund pritej të zgjohej populli këtë të shtunë dhe jepej lajmi i dorëheqjes nga vetë ministri Xhafaj.

Article Logic
Execution time: 0.0036239624023438