INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Drejtuesit e Milanit marrin vendimin për Gattuso-n

Drejtuesit e Milanit marrin vendimin për Gattuso-n

Publikuar më: 15:04 29-04-2019

Gattusso qëndron deri në fund të sezonit. Pas disfatës së djeshme me Torinon dukej se klubi do të ndërpriste marrëdhëniet me teknikun, por mbledhja e bordit drejtues të “kuqezinjve” ka konfirmuar emrin e tij edhe për 4 sfidat e ardhshme.

Për humbjen e mbrëmshme është shprehur edhe presidenti Elliot duke thënë se ekipi ka disa kohë që nuk luan mirë, ndërsa për trajnerin ai preferoi të mos fliste duke shpjeguar se është drejtori teknik ai që merr vendimet.

Humbja e mbrëmshme shkaktoi goxha probleme duke e zbritur ekipin në vendin e 6-të, teksa ka komplikuar jashtë mase pozitat për në zonën Champions.

 

Article Logic
Execution time: 0.0030791759490967