I ka shkuar kot udhëtimi deri në Rusi ish-teknikut të Spanjës, Lopetegui. Ky i fundit u shkarkua sot në mesditë nga presidenti Rubiales.
Shkak për vendimin e Federatës Spanjolle u bë zgjedhja e Lopeteguit që të drejtonte Realin e Madridit pas Botërorit. Pas vendimit për shkarkimin e tij, Lopetegui foli për mediet spanjolle.
“Jam shumë i mërzitur, është një vendim skandaloz. Kishim një mundësi ideale për të bërë mirë në Botëror, por gjërat nuk ecën. Spanja ka një skuadër fantastike dhe i uroj fat në Rusi. Shpresoj që të kthehen në Spanjë me Kupën e Botës”,– u shpreh trajneri më i ri i Real Madrid.