Meghan Markle, e fejuara e princit Harry, u takua me familjen e madhe mbretërore për herë të parë sot. Aktorja shoqëroi të fejuarin e saj në Buckingham Palace për drekën vjetore të Krishtlindjeve të Mbretëreshës. Dreka në pallat, është një traditë mbretërore që i jep monarkes mundësinë për të kaluar kohën me të afërmit që nuk i bashkohen asaj më 25 dhjetor, si dhe anëtarët e ngushtë të familjes.
Dhe duket se Meghan e kishte të pamundur të fshinte buzëqeshjen nga fytyra e saj kur u largua nga pallati. Aktorja u fotografua duke buzëqeshur dhe duke treguar unazën e saj të mrekullueshme. Gjithashtu në drekë merrnin pjesë Duka dhe Dukesa e Kembrixhit dhe fëmijët e tyre, të cilët do të udhëtojnë në Norfolk për festime të mëtejshme, siç ishin edhe princ Charles dhe Camilla, dukesha e Cornwall.