Po ju u “zhgënjyet” nga “NANA”?
Video e taksistit që fliste për eksperiencat e tij seksuale u bë virale në rrjet dhe e kishim shumë të vështirë të gjenim dikë që nuk e kishte parë të paktën njëherë. Por mesa duket kjo video paska qenë e inskenuar dhe këtë e bëri të ditur Drilon Hoxha në Instagramin e tij
Përmes një video ai paralajmëron filmin e tij të ri, ku personazh është Avniu me taksinë e tij. Hoxha thotë se ia arritën qëllimit që të gjithë të flisnin për “Jam Nana”, sepse gjithçka paska qenë e planifikuar dhe se shumë shpejt do ta shohim gjithçka në film.
Hoxha tha: Ne e bëmë hit këtë personazh dhe asgjë nuk është personale, gjithçka është pjesë e filmit. Çfarë keni parë në video, do e shihni në film. Nga ana tjetër, personazhi, Avniu tha: Ju presim në kinema, ju duam shumë.
Por siç duket kjo nuk është pritur mirë nga publiku dhe shumë persona e kanë sharë Drilonin me idenë që ai po gënjen se gjithçka ka qenë e inskenuar.
Lidhur nga këto fjalë që qarkulluan lart e poshtë, Driloni e pa të arsyeshme të dilte live në Instagram me Avniun duke sqaruar publikun se me të vërtetë kjo është bërë për film dhe aktori nuk ka tentuar të përfitojë nga taksisti.
Për më tepër shihni videon: