INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Dritan Ylli: LSI jo pjesë e farsës, Meta kryeministër...

Publikuar më: 11:41 31-03-2017

Shqipëria do të hyjë në një udhë pa krye nëse shkohet në zgjedhje pa opozitën, sepse nuk mund të ketë zgjedhje pa përballje platformah dhe programesh. Ky ishte thelbi i analizës së Dritan Yllit, anëtar i kryesisë së LSI-së, gjatë analizës së aktualitetit politik në emisionin 3JAT. Ylli është pyetur nga Rudi e Mateo edhe për kanabizimin e vendit, moment ky që sipas tij nuk cënon vetëm zgjedhjet, por mbi të gjitha imazhin e Shqipërisë, turizmin dhe ekonominë.

Një nga reformat që ndezi diskutimet mes PS-LSI ishte ajo e reformes në arsim. Kjo reformë për Dritan Yllin solli lot në sytë e nënave të maturantëve, kriza psikologjike të maturantëve. Në fund të bisedës, pyetja më e dëgjuar këto kohe. A do te jetë Ilir Meta kreyministri i rradhës? Për të, nëse LSI është forcë fituese, do të ketë kryeministrin e saj. 

Article Logic
Execution time: 0.0036790370941162