INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dritan Ylli: Problematikat në punë, humanizmi dhe siguria

Dritan Ylli: Problematikat në punë, humanizmi dhe siguria

Publikuar më: 14:53 14-10-2016

Në Javën Europiane të sigurisë dhe shëndetit në Punë, Inpektoriati i Punës ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh. Qëllimi i tyre është rritja e ndërgjegjësimit për krijimin e kushteve të punës që të garantojnë  më shumë siguri për jetën dhe shëndetin e punonjësve.
Këtë të premte, stafi i Inpektoriatit të Punës, në bashkëpunim me Bankën e Gjakut kanë dhuruar gjak.
Dritan Ylli:
“Më shumë investim për kushtet e punës, sollën rënie të ndjeshme të aksidenteve me pasojë humbjen e jetës. Na duhet të kemi më shumë humanizëm si udhërrëfyes të jetës dhe punës sonë në mënyrë që të kemi një siguri me të madhe dhe kujdes për shëndetin e secilit në përditshmërinë e jetës sonë”.
Siguria në punë ka shënuar hapa pozitive thotë kreu i Inpektoriatit Ylli, gjë që ka sjellë dhe uljen e ndjeshme të aksidenteve në punë.
Dritan Ylli:
“Duhet më shumë investim nga ana e përfaqësuesve të sipërmarrjes private për të krijuar kushte më të mira punë për rritjen e sigurisë për jetën dhe shëndetin e punonjësve. Në bashkëpunim me sipërmarrjen private kemi bërë shumë në këtë drejtim, ndaj sot ne kemi një rënie të ndjeshme të aksidenteve me pasojë humbjen e jetës dhe gjithashtu kemi një prani të shtuar të mjekut dhe pajisjeve mbrojtëse individuale dhe kolektive”.

Article Logic
Execution time: 0.0042200088500977