Gazetari investigativ Artan Hoxha mbrëmjen e djeshme publikoi një foto të ish-oficerit Dritan Zagani tashmë në zil politik, bashkë me nënkomisar Emiljano Nuhun i cili ditën e djeshme denoncoi se i kishin vënë pistoletën në kokë duke përfshirë në këtë histori edhe deputetët e PS, Rrahman Rrahja e Taulant Balla.
“A je ti në këtë foto në Zvicër, bashkë me nënkomisarin "hero" Emiljano Nuhu? Si ka mundësi që polici i larguar ilegalisht nga Shqipëria ndodhet kaq shpejt në shoqërinë tënde në Zvicër? Çfarë ju lidhi bashkë?”, pyeti gazetari Artan Hoxha ish oficerin Zagani duke nxjerrë edhe fotot.