INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Dritat LED mund t’ju çojnë drejt verbimit”

“Dritat LED mund t’ju çojnë drejt verbimit”

Publikuar më: 15:30 17-05-2019

Dritat LED janë më të dëmshme nga sa mund të mendohet. Vitet e fundit këto drita janë shumë të përhapura por ato shkaktojnë dëm të madh në shëndetin e njerut.  Agjencia Franceze për Ushqimin, Mjedisin dhe Shëndetin dhe Sigurinë Profesionale (ANSES) paralajmëroi se dritat e fuqishme LED janë ‘foto-toksike’.

Në një raport prej 400 faqesh, agjensia paralajmëron se drita LED mund të shkaktojë një humbje të pakthyeshme të qelizave retinale dhe të çojë deri në verbim të syrit. ANSES u bëri thirrje zyrtarëve të rishikojnë kufirin maksimal për ekspozimin ndaj dritave LED, të cilat lëshojnë ‘dritë blu’ në sasi shumë më të larta.  Raporti bën dallimin midis ekspozimit akut ndaj dritës LED me intensitet të lartë dhe ‘ekspozimit kronik’ ndaj burimeve më të ulëta të intensitetit.

Ndërsa edhe pse më pak i rrezikshëm, edhe ekspozimi kronik, mund të “përshpejtojë plakjen e indit të retinës” dhe të kontribuojë në vizionin e dobët, tha agjencia. Jetëgjatësia, efikasiteti në energji si dhe kostoja e lirë, kanë bërë që teknologjia LED të ‘gëlltis’ gjysmën e tregut të ndriçimit të përgjithshëm në një dekadë. Telefonat, tablet-ët dhe laptop-ët LED nuk paraqesin rrezik për dëmtim të syve, thotë raporti.

Article Logic
Execution time: 0.0034539699554443