INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dritat, në dhjetor nis falja e kamatëvonesave, ja kush përfiton

Dritat, në dhjetor nis falja e kamatëvonesave, ja kush përfiton

Publikuar më: 17:20 26-10-2016

Ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri, i shoqëruar nga administratori i Operatorit të Shpërndarjes, Adrian Ccela, gjatë një takimi me abomentët ka konfirmuar se në muajin dhjetor qeveria do të nisë faljen e kamatëvonesave të dritave. Kategoritë që përfitojnë janë pensionistët kryefamiljarë, personat me ndihmë ekonomike dhe me status të veccantë të invaliditetit që kanë lidhur aktmarrëveshje lehtësuese me OSHEE-në.

Kusht për përfitimin e faljes së kamatëvonesës është pagesa e rregullt e kësteve për debinë e energjisë së krijuar para nëntorit të 2015. Për të gjithë këta kategori që respektojnë aktmarrëveshjen e lidhur me OSHEE-në, në dhjetor të 2016 do t’u falen kamatëvonesat e dritave kundrejt pagesës simbolike prej 100 lekësh.

 “Ju garantoj se në fund të vitit do të keni lajme shumë të mira në këtë drejtim. Të gjithë qytetarët e rregullt që iu bashkuan kësaj reforme kontribuuan e ne ju kemi një borxh. Do t’jua kthejmë këtë borxh duke ju bërë lehtësira të tjera financiare. Pse? Kush është i rregullt shteti e shikon. Kontribuon në shtet dhe do të marrësh diçka mbrapsht”, tha Gjiknuri. Në total, vlera e kamatëvonesave të falura do të jetë 9 miliardë lekë.

Administratori i OSHEE-së, Ardian Çela, shpjegoi se përfitues do të jenë ato abonentë që kanë respektuar aktmarrëveshjen, ndërsa reduktimi i kamatës do të jetë kundrejt një vlere simbolike. Çela sqaroi se përfitues do të jenë abonentët për kategorinë e familjeve me ndihmë ekonomike, invaliditetit dhe pensionistët kryefamiljarë, të cilët kanë qenë të rregullt me pagesën e energjisë elektrike e të kamatëvonesave në aktmarrëveshje, të ketë një reduktime dhe të mëtejshme.

“Ndoshta edhe një pagesë simbolike dhe zerim të kamatëvonesës. Këshilli Mbikëqyrës dhe Asambleja janë duke i parë, duke bërë llogaritë përkatëse dhe brenda dhjetorit do të dilet me një propozim të ri, që besoj do të jetë një ndihmë për familjet tuaja”, theksoi Çela.

Article Logic
Execution time: 0.0036799907684326