INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dritëro Agolli shtrohet me urgjencë në spital, ja si është gjendja e tij

Dritëro Agolli shtrohet me urgjencë në spital, ja si është gjendja e tij

Publikuar më: 19:28 31-01-2017

Mosha po e mund shkrimtarin e madh, Dritëro Agolli, i cili po kalon ditë të vështira. Para tre ditësh ai është shtruar me urgjencë në sanatoriumin e Tiranës për shkak të një komplikacioni që ka patur në rrugët e frymëmarrjes, bën me dije balkanweb.

Agolli e ka refuzuar shtrimin në spital pavarësisht gjendjes së rënduar shëndetësore por me insistimin e mjekëve dhe familjarëve të tij, shkrimtari i madh është bindur të shtrohet në sanatorium për të marrë një përkujdesje më të specializuar nga mjekët. Prej kohësh ai ka shfaqur një shëndet të dobët, ç’ka e ka detyruar të marrë oksigjen me hundë në rrugë artificiale.

Në një prononcim ekzkluziv për balkanweb bashkëshortja e tij, Sadije Agolli ka pohuar se “Dritëroi tani është mirë dhe nën kujdesin e mjekëve, asgjë për t’u shqetësuar”, është shprehur ajo.

Article Logic
Execution time: 0.0037558078765869