121 kg marijuanë janë sekuestruar në kufirin shqiptaro-grek ditën e sotme.
Ngjarja ndodhi në fshatin Parapotamo të Igumenicës. U zbuluan 5 çanta me 108 pako që kishin 121 kilogram marijuanë. Pas sekuestrimit të drogës një 37-vjeçar shqiptar dhe një shtetas grek 50-vjeç, janë arrestuar nga policia, identiteti i të cilëve ende nuk bëhet i ditur.
Sakaq, dyshohet se i përfshirë është edhe një tjetër person i paidentifikuar, i cili është shpallur në kërkim.