INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Droga dhe zgjedhjet! Ministri i Brendshëm Demiraj nis punë me “kërcënime”

Droga dhe zgjedhjet! Ministri i Brendshëm Demiraj nis punë me “kërcënime”

Publikuar më: 14:59 24-05-2017

Ministri teknik i Brendshëm, Dritan Demiraj që në takimin e  parë me drejtuesit e policisë së shtetit, pasi prezantoi prioritetet e mandatit të tij, ka kërkuar ka kërkuar mos përfshirjen e Policisë në aktivitetet e partive politike dhe gjatë fushatës zgjedhore, duke paralajmëruar edhe penalizime.
Sipas marrëveshjes Rama-Basha, ministrat teknikë në fakt nuk duhet të prononcohen për mediat dhe zyra e shtypit zbardhi fjalën e kolonelit.
Demiraj dhe e ka nisur nëpër media.
Në njoftim thuhet se
“Shpërdorimi i autoritetit policor për të influencuar në mbështetjen e një partie politike është vepër penale dhe dënohet me burg.

Demiraj ka kërkuar edhe vijimin e luftës kundër kanabisit.

"Kontrolli i territorit është detyrë që çdo individ me uniformë policore duhet të angazhohet maksimalisht. Çdo tolerim ndaj këtij fenomeni do të penalizohet rreptësisht. I gjithë zinxhiri drejtues i Policisë së Shtetit do të mbajë përgjegjësi sipas përcaktimeve të ligjit", ka shtuar Ministri i Brendshëm Dritan Demiraj.

Article Logic
Execution time: 0.003507137298584