Një ndër çështjet më problematike në vend e cila është kthyer në kryefjalë të ditës, është pikërisht kanabisi. Pikërisht për këtë problem serioz, Kryeministri Rama është duke zhvilluar një takim me ambasadorët e huaj të akredituar në Tiranë, Donald Lu dhe Romana Vlahutin. Ky takim vjen pas thirrjes së presidentit Nishani për mbledhjen e Komisionit të Sigurisë. Përveç kryeministrit, ndodhen edhe dy ministra të kabinetit të tij, ai i Punëve të Brendshme SaImir Tahiri dhe ai i Drejtësisë Ylli Manjani. Temë diskutimi mësohet të jenë edhe reformat e marra nga qeveria Rama.
Nëpërmjet një postimi në Twitter Rama e quan takimin të dobishëm për sfidën e parandalimit të kanabisit.