INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
DROGA/ Klani mafioz italian i lidhur me atë shqiptar. Policia italiane arreston 41 persona që...

DROGA/ Klani mafioz italian i lidhur me atë shqiptar. Policia italiane arreston 41 persona që...

Publikuar më: 11:21 27-11-2018

Policia italiane arrestoi një ditë më parë 41-persona duke shkatërruar dy prej grupeve më të rrezikshme kriminale të trafikimit të drogës mes krahinave të Barit, Leçes dhe Brindizit, në Itali.

Mediet italiane raportojnë se hetimet në lidhje me aktivitetin e këtij grupi kriminal kishin nisur prej disa kohësh nga Drejtoria e antimafias në Leçe të Italisë. Në hetim janë përfshirë 55 persona të dyshuar për qëllime të ndryshme të trafikut të drogës.

Gjithashtu bëhet e ditur se hetimi për këta persona ka filluar që në tetor të vitit 2015, deri në dhjetor të 2017-ës, dhe ka të bëjë me aktivitetet e dy organizatave kriminale, një në Leçe, tjetra me degë në Terlizzi, një qytet që përmes grupit të Dello Russo-Ficco, ishte një nga kanalet kryesore të furnizimit në zonën e Pulias për trafikun e kokainës, heroinës, marijuanës dhe hashashit.

Gjatë kësaj periudhe mësohet se janë zbuluar disa raste të trafikimit të drogës nga Shqipëria në Itali.

Në mes të arrestuarve, përfaqësues të krimit në Salento, janë edhe katër të hetuar nga Terlizzi, pjesë e familjeve Dello Russo e Ficco: Michaela De Ruvo, 30 vjeçe; giamattista De Sario, 43 vjeç i njohur si Rocky, Roberto Dello russo, 38 vjeç i njohur si Malandrino, Paolo Ficco, 39 vjeç.

Mësohet se klani i grupit "Dello Russo-Ficco", nga ana tjetër, furnizohej nga kanalet shqiptare.
Ndërkohë mediet italiane se operacioni i ndërmarrë “Mesazhi i shkurtër” janë konfiskuar sasi të mëdha të drogës si dhe të armëve e municionit.

Ndërkohë, bëhet e ditur se policia italiane po vazhdon hetimet për përfshirjen e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Article Logic
Execution time: 0.0039739608764648