Policia e Shkodrës ka arrestuar dy persona të tjerë në kuadër të operacionit “Viluni Beach”, ku u kapën sot 1.5 tonë drogë në Velipojë.
Vetëm pak më parë, policia ka arrestuar shoferin e mjetit tip Furgon, ku u gjet lënda narkotike, 20vjeçarin J. B.
Gjithashtu, FNSH e Shkodrës ka vënë në pranga dhe 32vjeçarin F. M., i cili kishte në përdorim mjetin “Ford Fiesta”.
20vjeçari është kapur në Orikum, Vlorë, në bashkëpunim edhe me policinë e qytetit bregdetar, ndërsa, shtetasi F. M. banues në Përmet, është arrestuar në Lezhë.
Të dy këta persona ishin shpallur në kërkim, ndërsa janë vënë në pranga, si të përfshirë në trafikun e drogës.