Shpërndani drogë dhe ishin të pajsur dhe me armë. Tre të rinj janë arrestuar nga Policia e Fierit dhe me vete kishin 81 doza kanabis, por dhe një pistoletë tip TT model 56 me një krehër me 7 fishekë.
Specialistët e Sektorit kundër Narkotikëve mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative kanë finalizuar me sukses operacionin antidrogë të koduar “SPEED”, duke vënë në pranga tre të rinjtë dy prej tyre banues në Elbasan dhe tjetri nga Tirana. F. Kollogjeri, 21vjeç, banues në Elbasan, Y. Tota, 22 vjeç, banues në Tiranë dhe B. Cani, 23 vjeç, banues në Elbasan.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës shkallës parë Fier për veprat penale Prodhim dhe shitje të narkotikëve, “Nxitja për përdorimin e drogës” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.