INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Drogë dhe automjete të sekuestruar në Lezhë. Policia arreston 3 persona

Drogë dhe automjete të sekuestruar në Lezhë. Policia arreston 3 persona

Publikuar më: 08:17 21-09-2017

2 shtetas kosovarë dhe një shqiptar kanë rënë në prangat e policisë shqiptare me akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike. Kanë qenë uniformat blu të qytetit të Lezhës, të cilat kanë bërë të mundur sekuestrimin e mbi 25 kg lëndë narkotike në një kamionçinë. Sipas të dhënave zyrtare nga policia lokale, bëhet e ditur se janë arrestuar shtetasit Besim Gashi, 47 vjeç dhe Sami Vatija, 41 vjeç, të dy nga Kosova si dhe Ilir Markvukaj, drejtuesi i trafikut të drogës. Ndërkohë, në kërkim është shpallur pronari i një servisi.
NJOFTIMI I POLICISË
“Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Deltar”. Sekuestrohen 25 Kg 230 gr lëndë narkotike e dyshuar Mariuanë. Specialistët e Seksionit për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, në kuadër plan operacionit të lartëpërmendur si edhe duke u bazuar në informacione të siguruara në rrugë policore, kanë bërë të mundur finalizimin me sukses të operacionit të koduar “Deltar”.
Si rezultat i tij u bë i mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:
• Besim Gashi , 47 vjeç, banues në Kosovë
• Sami Vatija, 41 vjeç, banues në Kosovë
Këta 2 shtetas, në Kryqëzim të Rriles, janë ndaluar nga shërbimet e policisë duke drejtuar mjetin Volksëagen kamionçinë, ku në brendësi të saj kishin modifikuar vendin e fshehjes së lëndës narkotike Mariuanë, e ndarë në 19 pako të mbështjella me natriban, e cila pas peshimit rezultoi 20 kg.
Në vijim të veprimeve policore, pas një pune të mirëfilltë hetimore, u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:
– Ilir Markvukaj , 41 vjeç , banues në Lezhë, i dyshuar si drejtuesi i këtij rrjeti të trafikimit të lëndës narkotike drejt shtetit Kosovë.
Gjithashtu u shpall në kërkim e punohet për kapjen e shtetasit D.M. 49 vjeç, banues në Lezhë, pronar i servisit ku ishte përgatitur dhe paketuar lënda narkotike. Po në këtë servis , gjatë kontrollit të ushtruar janë gjetur e sekuestruar edhe 5 kg 230 gr lëndë narkotike Mariuanë. Lidhur me 2 shtetasit e fundit, vijon puna për verifikimin e pasurive, pasi i’u evidentuan dhe i’u sekuestruan në total 7 automjete në pronësi të tyre, ndër to Hammer, Mitsubish etj.

Article Logic
Execution time: 0.0037398338317871