Është burg i sigurisë së lartë por brenda tij ka drogë dhe celular. Bëhet fjalë për burgun e Peqinit, ku është gjetur lëndë narkotike dhe celularë.
Është Policia e Elbasanit, ajo që ka njoftuar se në burgun e Peqinit janë sekuestruar dy aparatë celularë dhe një sasi me cannabis sattiva.
Nga të dhënat paraprake, thuhet se sasia e lëndës narkotike u gjet gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e përbashkëta.
Ende nuk janë zbardhur më shumë detaje, por uniformat blu thonë se po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.