INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Drogë dhe jetë luksoze, ja mesazhet që i zbuluan motrat shqiptare

Drogë dhe jetë luksoze, ja mesazhet që i zbuluan motrat shqiptare

Publikuar më: 16:13 29-05-2016

Jonida dhe Denisa Aliçka janë dy motrat shqiptare që janë arrestuar në SHBA disa javë më parë, nën akuzën e trafikut të drogës. Dy motrat ranë në sy të hetuesve federalë për shkak të jetës luksoze që bënin, makinave të shtrenjta, udhëtimeve në Majemi dhe ndërhyrjeve kirurgjikale që bënin si dhe nuk ishin deklaruar tw punwsuara.

Mes të arrestuarve është edhe i dashuri i Denisa Aliçkës, Rinald Turhani e biznesmeni Leka Konini. Autoritetet amerikane kanë hetuar çështjen që prej shtatorit dhe kanë bashkëpunuar me dëshmitarë dhe kanë përgjuar telefonata. Dosja e gjatë e prokurorisë ka të detajuara gjithë përgjimet dhe mesazhet e shkëmbyera dhe pikat ku bëhet dorëzimi i mallit.

Nga hetimet janë publikuar disa biseda të përgjuara të motrave Aliçka. Në nëntor të vitit 2015 CS-2 dhe Denisa kanë shkëmbyer mesazhe duke folur rreth shkëmbimit të drogës.

CS-2: Hey kur do i marrim ato 9 dozat?

Denisa: Mendoj se nga e enjtja ose e premtja…(i shpjegon se dozën do t’ua japë Turhani, i dashuri i saj, në Michigan)

Denisa: Por ai (Turhani) nuk ndihet shumë i sigurt t’iu takojë ju sepse e keni ende dosjen e hapur. Shokët e tij e kanë frikësuar.

CS-2: Po atëherë si do ta marrim ne?

Denisa: Do shkoj unë nesër dhe mund ta marr

Biseda në Dhjetor

Cs-2: A ju ka mbetur më ‘Molly’? Na duhen edhe nja 9 doza

Denisa: Për kur? Ai (Turhani) me tha që mund të merrni një gjysmë kile për 16 (16.000 dollarë). Sepse nuk do të keni më për pak, se ai do t’i çojë zonjushat (drogën MDMA) në LA (Losa Angeles). Ato po lëvizin shumë ngadalë këtu ( droga nuk u shitej me shpejtësi në Detroid).

Në shkurt të vitit 2016 Jonida Aliçka gjithashtu ka shkëmbyer mesazhe me klientin CS-3. Ja biseda:

CS-3: A ke ndonjë gjë në dorë? (A ka marijuanë për të shitur?)

Jonida: Cfarë do të thotë?

CS-3: Miku im më la në baltë, më janë tharë kockat. (Furnizuesi tjetër i CS-3 nuk kishte më marijuanë)

Jonida: Ai nuk ka diçka? (Furnizuesi yt nuk ka marijuanë?)

Jonida: Dua ta tregoj.

CS-3: Keni bar?

Jonida: Por nuk e di nëse do ta pëlqesh. (Jonida i shpjegon llojin dhe cilësinë e marijuanës)

CS-3: A mund të marr pak t’ua tregoj njerëzve?

Jonida: Merre mbrapsht.

CS-3: Vërtetë...

Article Logic
Execution time: 0.00360107421875