Policia ka arrestuar dy vajza dhe menaxherin e një lokali në Shkodër, arrestimi i tyre u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në një lokal striptizmi, në Velipojë, sipër banakut të këtij lokali është gjetur një dozë lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.
Më konkretisht janë arrestuar Arben Ll, 31 vjeç, Njësia Admsitrative Zejmen, Lezhë, M. S, 19 vjeçe, banuese në Tiranë dhe S. G. 16 vjeçe, banuese në Lezhë.
Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar tek banesa e shtetaseve S. G. dhe M. S, është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një qese plasmasi ku rezultoi me peshë 33.4 gram lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.
Materialet do t’i kalojnë për hetime të mëtejshme Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikëve e kryer në bashkëpunim” e parashikuar nga neni 283 e 25 i Kodit Penal.