INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Drogë e klandestinë nga Italia në Angli, shkatërrohen dy bandat shqiptare

Drogë e klandestinë nga Italia në Angli, shkatërrohen dy bandat shqiptare

Publikuar më: 09:56 08-04-2019

Dy grupe shqiptare, të organizuara në trafikun e narkotikëve dhe qenieve njerëzore drejt Anglisë janë shkatërruar në Itali.

Të dyja organizatat kriminale shkruajnë mediat italiane ishin të lidhura me njëra-tjetrën, pasi kishin ngritur një “urë” lidhëse mes Italisë dhe Anglisë për të lejuar qytetarët shqiptarë të mbërrinin në territorin e Mbretërisë së Bashkuar në mënyrë të paligjshme.

Të 18 personat e dyshuar akuzohen për emigracion të paligjshëm dhe trafik ndërkombëtar droge.

Ishte policia angleze ajo që nxori zbuluar bandat, pasi identifikuan një grua shqiptare që mbërriti në aeroportin e Londrës me një kartë identiteti false me emër italian dhe menjëherë kontaktuan me palën italiane për të mbajtur në survejim dy bandat shqiptare.

Baza e organizatës ishte në Itali, midis komunave Guidonia dhe Fonte Nuova dhe menaxhohej nga shqiptarët.

Organizata dërgonte shqiptarë në Itali pa dokumente, më pas ata dërgoheshin në Angli me dokumente në emër të qytetarëve italianë.

Gjatë operacionit bëjnë me dije mediat janë sekuestruar më shumë se 150 kg marijuhanë dhe qindra doza të kokainës dhe heroines.

Article Logic
Execution time: 0.0019099712371826