Siguria në burgje ka shtyrë Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm të kryejë kontrolle në disa prej objekteve ku vuajnë msaën e sigurisë të burgosurit.
Pas kontrollit janë zbuluar sende të ndaluara në qeli dhe një i burgosur në burgun e Peqinit që shpërndante drogë nga qelia e tij.
“Bazuar në informacionet e mbledhura në rrugë operative SHKBB ka organizuar një kontroll në IEVP Peqin në dhomën e të dënuarit A.D. Për të kishte informacione se mbante dhe shpërndante lëndë narkotike. Nga kontrolli u arrit të kapeshin 3 doza lëndë narkotike, kanabis sativa.
Në burgun e Vaqarit, në dhomën e të paraburgosurve me iniciale D.R. dhe S.K., u konstatua i fshehur në njërin nga krevatet një celular iPhone. I paraburgosuri S.K., i cili ishte dhe prezent gjatë kontrollit pranoi autorësinë e këtij celulari”, njofton policia.