Me femra të zhveshura, të shtrira përtokë, në krevat dhe në divane. Kështu do të jetë videoklipi i këngës më të re të Enca Haxhiajt. Pas bashkëpunimit me Muharrem Ahmetin, Enca ka gati këngën e radhës, një këngë të cilën e kishte njoftuar prej kohësh e që ka ardhur koha të publikohet.
Enca ka publikuar shumë foto e video nga xhirimet e klipit “Jealous” ku shfaqen vajza me rroba banjo, disa të shtrira përtokë e të dehura dhe të tjera në shtrat. Por sigurisht që edhe Enca do jetë shumë seksi në këtë klip.
Ditën e djeshme, këngëtarja ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor në Youtube këngën të titulluar “Jealous”.
Vëmendjen e produksionit e mori klipi ku kishte drogë, femra seksi dhe alkol, por në Youtube, Enca ka lënë një përshkrim se kujt ia dedikon këtë këngë.
“Dedikuar ishit dhe atyre që më urrejnë”- ka shkruar Enca në përshkrimin e videos së publikuar.