Policia greke ka vazhduar hetimet ndaj një shtetasi shqiptar që u arrestua në afërsi të Kozanit.
Në dy çanta udhëtimi brenda në makinë, atij iu gjetën 30 paketa me 30,7 kg kanabis.
Policia zhvilloi një kontroll edhe në banesën e 33 vjeçarit, në Selanik ku gjetën edhe 19,9 kg kanabis, të paketuar në 19 qese plastike.
Në banesë ndodhej bashkëjetuesja e tij shtetase shqiptare, e cila gjithashtu u arrestua.
Policia thotë se gjatë dy aksioneve u sekuestruan 50,5 kg kanabis, një automjet, një peshore elektronike, 2 telefona celularë dhe 2 karta SIM.
Hetimet vazhdojnë, ndërsa dy të arrestuarit do të dërgohen në prokurorinë e Kosturit për procedurën e mëtejshme.