INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Drogë me avion, PD: Pse nuk përgjigjet Rama?

Drogë me avion, PD: Pse nuk përgjigjet Rama?

Publikuar më: 12:06 23-05-2016

Partia Demokratike akuzon drejtpërdrejt Kryeministrin Edi Rama si përgjegjës për trafikun e lëndëve narkotike nga Shqipëria. Në një dalje për mediat, zëvëndëskryetari i Komisionit të Sigurisë Flamur Noka thotë se i gjithë territori është “mbuluar” me lëndë narkotike. Opozita e djthatë thotë se mbjellja e kanabis sativës është bërë me lejen e shefit të qeverisë, ndaj siaps tyre dhe trafiku i saj bëhet me avion.
Flamur Noka:
“I kam kërkuar që të fotografojë urgjentisht gjithë territorin, përmes avionëve italianë, sipas marrëveshjes mes dy vendeve, dhe të bëjë publike rezultatet e këtij monitorimi. Siç e shihni, avionët e monitorimit nuk vijnë, por vejnë e vinë avionët e trafikut të drogës. Nuk përgjigjet Rama, dhe sigurisht nuk ka ndërmend ta fotografojë territorin, pasi e di mirë se çdo kodër e çdo pëllëmbë e vendit është mbjellë me kanabis. E di mirë dhe se kush e ka mbjellë, kush e kontrollon dhe ku ndahen përfitimet”.

Article Logic
Execution time: 0.0036971569061279